Cana i jep lamtumirën Shqipnisë, kjo asht ndeshja e fundit për kapitenin

Lorik Cana nuk ka me qenë ma lojtari i Kombëtares së Shqipnisë dhe kjo asht konfirmue publikisht nga trajneri Gianni De Biasi.

Mirëpo, publikisht, ai nuk asht largue ende nga Kombëtarja e Shqipnisë. Për këtë, në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nisë puna për ideimin dhe organizimin e nji ceremonie speciale, me anë të së cilës Cana t’i japë lamtumirën ekipit kuqezi.

Përballja e tretë e Shqipnisë në kualifikueset për Botnorin “Rusi 2018” pritet që me qenë ajo, në të cilën ish-kapiteni i kuqezijve ka me shkelmue për herë të fundit topin me përfaqësuesen e Shqipnisë.