Cana kallxon pse u ndëshkue me të kuq!

Kapiteni i Shqipnise, Lorik Cana ka kallxue per rastin e ndeshkimit me karton te kuq, kur u detyrue me lane fushen dhe me e lane ekipin me 10 lojtare.

“Gjynah. Ishim në nji ditë shumë të mirë fizikisht. Ekipi asht në nji gjendje shumë pozitive. Atmosfera, gjithashtu ishte spektakolare dhe mbështetja e tifozëve tanë nuk na ka mungue kurrë. Gjatë këtij momenti pësuam goll nga nji korner dhe nuk ishte momenti i duhun për me kalue në disavantazh”, thotë Cana.

“Më asht desht me ba nji zgjedhje shumë të vështirë në nji hark kohor gjysë sekonde. Mendova me lanë fillimisht kundërshtarin dhe shpresova që muj me marrë nji faull sepse ai më shtyu gjatë dyluftimit dhe unë rrëshqita. Pashë që isha jashtë zonës dhe vendosa me tentue me bllokue topin. Në rast se ishte në zonë, nuk kisha me ba asnji tentativë, sepse kishte me u dhanë penallti për Zvicren. Provova me ndalë topin me shpresën që ka me dhanë faull për neve, por në momentin që referi u afrue dhe dha faull për ata e kuptova që ka me marrë karton të kuq”, rrefen Cana.