Cana për mediat zvicrane: Qe çka thotë për Xhaken e Shaqirin, befason!

Kapiteni kombëtares së Shqipnisë, Lorik Cana mendon se askush nuk ka të drejtë me i kritikue futbollistët shqiptarë që kanë zgjedhë me luejtë për Zvicren.

Në nji intervistë të dhanë për “Grenchner Tagblatt”, ai çmon kontributin që ata kanë dhanë për shqiptarët.

“Nuk i kam kritikue, unë vetëm kam thanë se kishte me qenë e bukur nga pikëpamja sportive që këta futbollistë me luejtë për Shqipninë. Bashkë me ta, na kishim me qenë shumë ma të fortë. Por, askush mbrenda ekipit tonë nuk e thotë nji fjalë të keqe për ta. Unë për vete u jam mirënjohës. Ata kanë ba diçka shumë të randësishme për Shqipninë dhe sidomos për shqiptarët në Zvicer, ku shumë prej tyne iu dha nji rast i dytë në jetë. Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët, tani në emën të shumë shqiptarëve, napërmjet futbollit, po falënderojnë Zvicren tuee i kthye asaj të miren. Por, edhe ata janë shqiptarë si na, janë vllaznit tonë”, shprehet Cana.