Cana tifozëve: S’kam me lejue gabime në mbrojtje

“Kemi punue prej 2-3 javësh dhe asht shumë e randësishme që me qenë në formë të mirë kur të nisë Europiani”, ka thanë Lorik Cana.

Por, në dy ndeshjet e fundit problemi ma i madh ka qenë mbrojtja dhe Cana kallxon për pregaditjet e fundit

“Ato që na asht dashtë me i përmirësue kanë qenë gjana të vogla. E randësishme asht që nga pikëpamja e lojës, ndeshja me Ukrainën ka qenë ajo e duhuna dhe kjo asht e randësishme. Janë disa gjana taktike që duhet me i mbyllë ditët e fundit dhe besoj që kemi me qenë gatii”, u shpreh kapiteni.