Cannavaro: Ky lojtar e meriton ‘Topin e Artë’

Legjenda e Italisë, Fabio Cannavaro ka thanë se Cristiano Ronaldo këtë sezon e meriton me fitue çmimin e ‘Topit të Artë’.

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Interit dhe Real Madrid beson që portugezi ka zhvillue nji sezon spektakolar dhe duhet me fitue këtë çmim prestigjioz, shkruen “Goal”.

“Cristiano Ronaldo padyshim se e meriton me fitue ‘Topin e Artë’. Edhe pse nuk ka shënue gjatë këtyne ndeshjeve të fundit, nuk duhet me harrue çka ka ba ai këtë vit”, tha Cannavaro.