Cantona: Asht idiotësi me thanë se Shqipnia ka 0% mundësi me fitue

Ish sulmuesi legjendar i Manchester United, Eric Cantona ka folë për mundësitë e ekipeve për m e fitue Kampionatin Europian, i cili nis sot me ndeshjen e parë hapëse Francë-Rumani.

“Goldman Sachs, nji prej bankave ma të mëdha në botë kishte ba nji listë me ekipet e mundshme që munden me fitue Europianin. Simbas tyne, Franca ishte e para me 26 përqind dhe Shqipnia e fundit me 0 përqind. Kjo asht nji idiotësi, më vjen që me goditë dike përsëri. Qysh nji ekip nuk paska asnji mundësi me fitue? E Greqia në 2004, dhe ata sikur nuk kishin asnji shans për me fitue? Apo Danimarka në 1992, e Leicecster në Angli?”, ka thanë Cantona.

Legjenda e United ka shtue se futbolli luhet me zemër, përkushtim dhe talent dhe gjithçka asht e mundun.

“Unë i jap Shqipnisë nji shans për me fitue titullin, madje dhe Islandës gjithashtu. Futbolli nuk ka lidhje me numrat dhe statistikat, por me zemrën, përkushtimin dhe talentin. Ka të baje me andrrën, dhe në andërr gjithcka asht e mundun”, ka thanë ish-sulmuesi i Francës.