Carlo Ancelotti jep mendimin e tij për ndeshjen Itali-Spanjë

Carlo Anceotti i jep mundësi të mira Italisë përballë Spanjës në 1/8 e Euro 2016.

Trajneri italian nuk e sheh aq të fortë “La Rojan” si katër vite ma parë, bile mendon se të kaltrit munden me përfitue nga mungesa e agresivitetit dhe variacionit në lojën e spanjollëve.

“E kam thanë edhe ma parë se Italia e ka të vështirë me Spanjën. Ekipi i Contes ka me luejtë në mbrojtje dhe ka me kërkue me i mbyllë hapsinat ndërmjet reparteve. Asht e qartë se Italia nuk ka lojtarë për me synue zotnimin e topit. Spanja nuk mundet me ndryshue stilin e lojës, ata luejnë njisoh, qarkullojnë topin me pasime të shumta. Provuen diçka ndryshe në takimet e fundit me pasime të drejpërdrejta për Moratan, i cili për mendimin tim krahasohet me Robert Lewandowskin, nji sulmues që krijon probleme në zonë.

Ma tej trajneri i Bayern Munchen kallxon edhe pikat e dobëta të ekipit të Del Bosques.

“Spanja ka me kontrollue mesfushën, kjo asht e qartë. Iniesta dhe Busquets e kanë ba këtë prej shumë vitesh. Mirëpo, kam vnue re se si ekip spanjollët nuk janë shumë agresivë. Ata e kanë humbë fuqinë për me rikuperue topin. Ndoshta Italia duhet me shfrytëzue këtë detaj dhe me kthye në avantazhin e saj”.