Carlo Ancelotti n’Tiranë, deklarata e tij për Shqipninë

Kryeministri i Shqipnisë Edi Rama ka mirëpritë ditën e sotme nji mik special, trajnerin e njohun italian Carlo Ancelotti. Aktualisht trajner i Bayern Munchen, legjenda italiane asht mjaft i njohun dhe gëzon popullaritet në tanë botën për atë që ka dhanë për futbollin jo veç me Milanin në vendlindjen e tij, por edhe me PSG në Francë, Chelsea në Angli, Real Madrid në Spanjë dhe së fundi me kampionët e Gjermanisë.

“Falenderoj Ramën për ftesën, asht hera e dytë që vij në Tiranë, mbasi ma pare kam qene me Milanin”, tha Ancelotti.

“Hovin që ka pësue Shqipnia vitet e fundit, distanca asht ulë shumë, ka ba nji Europian të mirë. Cdo ekip ka objektivin e vet, nuk mund të fitojë Kupën e Kampioneve, por të bajë nji lojë të mirë”.