CAS godet Rusinë

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka tronditë randë Rusinë mbasi ka vendosë që 68 atletë rusë mos me marrë pjesë në Lojnat Olimpike ‘Rio 2016’.

Ky pezullim asht ba për shkak të abuzimit me substancat e ndalueme, ndërsa atletët ishin ndalue nga Federata Ndërkombëtare mbas raportit të parë të dopingut, të publikuem nga WADA në Nandor të vitit të kaluem, shkruen ‘Russia Today’.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv hodhi poshtë apelin e atletëve rusë dhe e publikoi vendimin në faqen zyrtare tue vendosë që asnji atlet rus mos me u përfaqësue në Lojnat Olimpike “Rio 2016”, përveç Yulia Stepanova, e cila bashkëpunoi me WADA’n tue akuzue “dopingun shtetnor”.