CAS ja ulë denimin në 4 vite, Platini jep dorëheqje nga UEFA

Michel Platini ka dhanë dorëheqjen gjatë kësaj t’Hane nga posti i presidentit të UEFA-s, menjëherë mbas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), që ja uli denimin me pezullim nga aktivitetet sportive në 4 vite, nga 6 që kishte vendosun FIFA.

Mbas marrjes së vendimit nga trupa gjykuese në Lozanë të Zvicrës, francezi vendosi që mos me qenë ma drejtues i UEFA-s, mbasi në këtë mënyrë vazhdon me u konsiderue fajtor për transfertën e rreth 1.8 milionë eurove nga Platini në vitin 2011, nji veprim, që cilësohet si shkelje e etikës.

Ish-futbollisti i Francës dhe Juventusit kishte kërkue anulimin e këtij vendimi, mbasi pretendonte se nuk e kishte shkelë asnji ligj, por 60-vjeçari tashma i thotë “lamtumirë” posteve drejtuese në botën e futbollit.