Çashtja Neymar – Reagon zyrtarisht UEFA

UEFA ka reague mbas lajmeve që Neymar ka me u transferue nga Barcelona në PSG për 222 milionë euro.

Drejtuesit e UEFA’s ia kanë ba të qartë PSG’s se duhet me i ndjek rregullat e Fair Paly Financiar dhe kanë tregue se këtë transferim kane me percjelle ne detaje.

“Transferimi i Neymarit në PSG mundet me pasë efekt financiar në sezonet e ardhshme, megjithatë nji transferim i tillë nuk mundet me u gjykue para se me ndodh, sepse PSG mundet me i shitë disa lojtarë të randësishëm”, thuhet fillimisht në njoftimin e UEFA’s.

“Të gjitha ekipet në Europë duhen me i respektue rregullat e Fair Palyt Financiar. UEFA ka me kqyrë nga afër këtë transferim, për m’u sigurue se PSG ka respektue rregullat”.