Ceremoni madhështore në hapjen e Europianit

Kampionati Europian i futbollit ka nisë sonte me nji ceremoni madhështore në “Stade de France”, që i ka parapri ndeshjes së parë të garës Francë-Rumani.

Muzikë nën tingujt e DJ’it David Guetta, balet dhe performanca të tjera kanë shënue nisjen e këtij organizimi të shumëpritun. 

Gjithashtu, nji pjesë e aviacionit francez përshkoi qiellin e Parisit, tue fluturue edhe mbi stadium e tue lëshue ngjyrat e kaltra, të bardha e të kuqe, të flamurit të vendit pritës. 

Ndërkohë, masat e sigurisë në hymje të “Stade de France” në Saint Denis kanë qenë shumë të rrepta. 

Sonte asht tue u luejtë ndeshja Francë-Rumani, ndërsa nesër në orên 15:00 luhet ndeshja Shqipni-Zvicer.