Ceremonia lamtumirëse e Muhammad Ali u ba me rite islame

Familja e bokserit legjendar Muhammad Ali ka krye ritet për përcjelljen në banesën e fundit të ndjerit. Ceremonia u krye simbas riteve të fesë islame, ndërsa mija njerëz ju bashkuen lutjeve në Freedom Hall Kentucky.

Ma shumë se 14 mijë persona morën pjesë në ceremoninë tradicionale muslimane, për nder të bokseerit që ndërroi jetë në moshën 74 vjeçare.

Grueja e katërt e tij, Lonnie dhe vajzat Laila dhe Hana, dhe mbesa Sydney, janë fotografue mbrenda ambienteve të zymta ku po zhvillohej ceremonia. Në ceremoni ishin të pranishme edhe grueja e tij e tretë dhe ajo e dytë.