Çfarë ekipi! Golden State e ka barazue rezulltatin në 3-3

Golden State Warriors ka mposhtë Oklahoma City me rezulltat 108-101, në ndeshjen e gjashtë, tue ba që ndeshja e ardhshme me qenë përcaktuese për finalistin e NBA.

Warrios fitoren e siguruen në çerekun e fundit, mbasi në të parin, dytin dhe tretin ishin ma të dobët se Oklahoma.
Thompson ishte ma meritoi për këtë fitore të Golden Warriors, mbasi realizoi 41 pikë, i ndihmue edhe nga shoku i ekipit, ylli Curry me 31 pikë të realizueme.

Ma i miri tek Oklahoma ishte Kevin Durant me 29 pikë.

Ndeshja e shtatë që e përcakton edhe finalistin luhet të Marten. Në finale asht ekipi i Clevland Cavaliers që po e pret finalistin e radhës.