Çfarë gabimi nga Ajax, PSV bahet kampion i Holandës

Kampionati holandez ka ba nji mbyllje spektakolare sot, ku PSV asht shpallun kampion, vetëm në javën e fundit të kampionatit.

Nji gabim i madh dhe i pafalshëm në ndeshjen e fundit, i ka kushtue Ajaxit nji sezon të tanë.

Sot, ata luejtën ndaj De Graafschap, e cila e kishte pre biletën për nji kategori ma poshtë, por ka arritë me marrë nji barazim 1-1 ndaj Ajaxit, tue i hekë atyne kampionatin nga duert.

Deri para kësaj jave, dy ekipet, Ajax dhe PSV ishin në kuotë të barabartë t’pikëve, por java e fundit rezultoi vendimtare. PSV fitoi si musafir 1-3 ndaj Zwolle dhe mbas përfundimit 1-1 të Ajaxit, ata u shpallën kampion për herë të 23-të.