Çfarë gabimi nga UEFA! Ka ngatërrue flamurin shqiptar me stemën e Rusisë!

Faqja zyrtare e UEFA’s në Twitter ka ngatërrue sot flamurin e Shqipnisë me stemën zyrtare të Republikës Ruse.

“Albania Euro2016”, Shqipnia në Euro 2016 shkruen UEFA, ndërsa si foto ilustruese ka vnue stemën ruse në vend të flamurit shqiptar.

Mbas kritikave te shumta, megjithate UEFA e ka fshie postimin, transmeton Rrokum.TV