Champions League: 5 ekipet që kanë sigurue kualifikimin për fazën tjetër

Pesë ekipe kanë sigurue fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve, derisa kanë mbetë edhe dy xhiro në fazën e grupeve.

Arsenali, Atletico Madrid, Bayern Munchen, Dortmundi dhe PSG kanë sigurue matematikisht të paktën nji nga dy pozitat e para në grupet e tyne, tue kalue tutje në Champions League.

Nga 32 ekipe që janë aktualisht në Champions, tutje kalojnë 16 ekipe që nxajnë dy pozitat e para në tetë grupe.