Champions League: Hajvalia sonte luen me PAOK të Greqisë

Ekipi i futbollit Hajvalia në konkurencën e femnave sot ka me shkrue historinë në futbollin e Kosovës.

Futbollistet kosovare të Hajvalisë sot zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të Champions League ku përballë kanë me pasë ekipin grek PAOK.

Hajvalia në grupin e saj ka kundërshtarë tejet të vështirë si: PAOK nga Greqia, Apollon nga Qipro, dhe Kl Klaksvik nga Ishujt Faroe.

Edhe pse me kundërshtarë të vështirë, çikat nga perfieria e Prishtinës synojnë paraqitje sa ma të denjë në arenën ndërkombëtare.

Ndeshja Hajvalia-Paok zhvillohet sot me fillim në orën 20:00.