Champions League për femna: Hajvalia barazim historik, Vllaznia e Shqipnisë humbje të thellë

Në fushën asnjanëse në qytetin Paphos në Qipro, Hajvalia barazoi 1-1 ndaj ekipit greketë PAOK. Në minutën e 15, Bajramaj mbas asistit të Krasniqit kaloi në avantazh çikat nga Prishtina, por megjithatë ekipi grek u kundërpërgjigj në pjesën e dytë tue barazue rezultatin me Vlasiadoun.

Vllaznia e nis me nji humbje të thellë aventurën në grupin e 5 kualifikues të UEFA Champions League në futboll për femna. Në Slloveni ekipi kampion i Shqipnisë dhe që po dominon në futbollin tonë prej shumë vitesh, pësoi nji disfatë të randë me shifrat 6-1 nga vendasit e Pomurjes.