Champions League, qe përballjet e mundshme të Skënderbeut

Paraqitjet pozitive në garat europiane sezonin e kaluem kanë ba që Skënderbeu me sigurue praninë në vazon e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në shortin që ka me u hedhë në Nyon të Zvicrës në datën 20 Qershor, kampionët e Shqipnisë kanë me ba pjesë në vazon e parë të turit të dytë së bashku me ekipe të tilla si, Red Bull Salzburg, Celtic Glasgow, Apoel Nicosia, Bate Borisov, Legia, Dinamo Zagreb, Ludogorets, Fc Copenhagen, Qarabag, etj.

Kundërshtar i mundshëm për Skënderbeun në raundin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampionëve mundet me qenë nji prej 4 ekipeve që ka me u kualifikue nga raundi i parë, ose ekipe si, Vardari i Shkupit, Zrinjski Mostar, Norrkoping, Fernecvaros, Olimpja Ljubljana, Mladost Podogorica, SJK, Dundalk, Liepaja apo edhe Crusaders, me të cilët, Skënderbeu ishte takue edhe vitin e kaluem.