Champions League sot kompleton gjysëfinalet

Champions League hyn në fazën ma të nxehtë me dy takimet e fundit çerekfinale nga ku do të mësohen edhe dy skuadrat e fundit që do të futen në vallen e 4 ma t’mirave të kontinentit.

Në Spanjë, derbi mes Atleticos se Madridit dhe Barcelonës, ende i nxehtë nga polemikat e 90 minutëshit të parë, ka me startue me raundin e dytë ku katalanasit kanë me zbrit në “Vicente Calderon” lehtësisht të favorizuem nga ajo fitore 2-1 në “Camp Nou”.

Kartoni i kuq i Torres ndryshoi rrjedhën e ndeshjes së parë, ku Suarez shënoi dy herë, por ekipi i Atleticos asht i gatshëm për me luftue deri në pikën e fundit të njersës.

Fakti që Barcelona nuk po arrin me gjetë rrugën e fitores në kampionat qysh prej 3 ndeshjeve asht nji e dhanë që i jep ma shumë moral ekipit madrilen, ku frenat e sulmit pritet me i marrë francezi Antoine Griezmann, ndërsa dirigjenti i mesfushës ka me u kanë kapiteni Koke.

N’krahun tjetër, katalanasit nuk kanë mungesa të randësishme dhe hera e fundit që nuk kanë shënue në nji ndeshje të Champions League u kanë pikërisht në motin 2014 në stadiumin “Vicente Calderon”.

Në sfidën tjetër, Benfica sfidon Bayernin e Mynihut. Ishin të shumtë tifozët bavarezë që fërkuen duart pas hedhjes së shortit, por sigurisht që nuk menduan në mënyrë të njajtë pas 90 minutëshit të parë ku “shqiponjat” vunë në vështirësi të dukshme kampionët e Gjermanisë.

Fitorja 1-0 mbetet nji rezultat delikat për të besuemit e Pep Guardiolës, të cilët nuk kanë lluksin për me shfrenue farntazinë në kërkim të nji rezultati tenistik.

“Da Luz” do të kërkojë të ndriçojë Benficën si në kohët e arta të Eusebios dhe kjo përballje ndoshta asht rasti i duhur për me tentue mrekullinë.