Champions League zbarkon n’kryeministrinë e Edi Ramës

championleage

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama përmes nji statusi në rrjetin sociale “Facebook” u ka ba nji ftesë të gjithë sportdashësve që t’i bashkohen n’eventin për të ndjek në fushën para Kryeministrisë sfidën City-Real.

“Nesër në fushën e blertë të kryeministrisë Manchester City vs. Real Madrid. Të gjithë miqtë e fushës, po edhe miqtë e miqve apo ata që duan të bëhen miq nesër, janë të mirëseardhur.

(Shi nuk duket të ketë gjatë ndeshjes, po për çdo rast merrni një mushama me vete për t’u ulur)”, shkruen Rama në rrjetin social.