Chapecoense nuk asht vetëm: Vijnë lojtarët, paret dhe ndihma nga krejt bota

Vetëm pak orë mbas tragjedisë së madhe që i ndodhi ekipit brazilian, shumë njerzë anë e mbanë botës kanë pyetë se çka ka me ndodh me ekipin që tashma mbeti praktikisht pa tanë ekipin. Megjithatë, reagimi erdhi nga shumë ekipe elitare braziliane, që dëshmuen se ky ekip nuk ka me u shue kurrë.

Coritiba, Corinthians, Palmeiras, Portugeuesa, Santos, Cruzeiro dhe Sao Paulo tashma janë zotue se dëshirojnë me ndihmue ekipin nga Santa Catarina, ndërsa atyne kanë me ju bashkëngjitë edhe ekipet tjera braziliane.

Asht çue edhe Europë n’kambë, Paris SG tashma ka dhanë për Chapecoense ndihmë prej 40 milionë euro! E ky asht veç fillimi.

Ekipet e naltëpërmenduna nga Brazili kanë me i ofrue futbollistët e tyne në huazim derisa Chapecoense të stabilizohet mirë, kurse ekipi i pafat ka me u mbrojt nga Federata që në tri vjetet e ardhshme mos me u largue nga elita e futbollit.

Federata e futbollit të Amerikës (CONMEBOL) ka raportue se Chapecoense ka me u kyç nga viti tjetër në garat e mëdha si Copa Libertadores, mandej Superkupën e Amerikës Latine, e cila luhet në mes fituesit të Copa Libertadores dhe Copa Sudamericana.