Chelsea e blen portierin e Milanit

Antonio Conte ka vendosë që me vnue në shitje portierin e dytë të Chelsea, Asmir Begovic. Strategu italian e ka gjetë zavëndësuesin e tij e që ka me qenë portieri i dytë i Milanit, Diego Lopez.

Simbas gazetarit të njohun italian, Di Marzio, ky transferim ka me përfundue së shpejti, mbasi që asht arritë marrëveshja për blemjen e Lopez.