Chelsea, ekipi kampion ma i dobët në historinë e Premier League

Sezoni i Chelsea asht konfirmue si sezoni ma i keq në të gjithë historinë e Premier League, nga nji ekip që mbron titullin, mbas humbjes së radhës në ndeshjen e së Shtunës kundër Sunderland, që e la në vend të nantë. Me vetëm dy ndeshje për me u luejt, Chelsea asht 10 pikë larg vendit të tetë, Liverpool, dhe nuk mundet me arritë asnji ekip në pjesën e sipërme të tabelës. Kjo do me thanë që, ekipi i Hiddink ka me u pozicionue në vendin ma t’ulët që asht pozicionue ndonjiherë nji ekip që mbron titullin, tue eklipsue Blackburnin e vitit 1996 dhe Manchester United e vitit 2014, të cilët kanë mbarue kampionatin në vend të shtatë.

“The Blues” janë larg pikëve totale të dy ekipeve të naltpërmenduna, me vetëm 48 pikë janë ekipi kampion me ma pak pikë që kur kampionati asht ba me 20 ekipe. Herën e fundit që kampionët janë paraqitun kaq keq ishte ekipi i Leeds United–fituesit e fundit të divizionit të vjetër. Prapëseprapë, ata kanë arritun me i grumbullue tre pikë ma shumë se Chelsea, në nji kampionat me 42 ndeshje. Londinezët kanë mundësi me ra ende ma shumë në renditje, me Watford, Everton, Swansea dhe Stoke që kanë mundësi me parakalue. Këtë sezon, kampionët kanë fitue vetëm 12 ndeshje, nga 26 që fituen sezonin e kaluem, kur ngritën trofeun, dhe vetëm tre nga këto fitore, kanë ardhun kundër ekipeve të mesit të sipërm të tabelës.