Chelsea pajtohet me mjeken e bukur që u përjashtue nga Mourinho

Chelsea ban me dije se ka arritë nji marrëveshje me ish-mjeken e ekipit, Eva Carnerio.

Kjo e fundit kishte hedhë në gjyq ekipin e Chelsea për diskriminim mbas përjashtimit nga ekipi me rastin e përplasjes me Jose Mourinho.

Në seancën e parë gjyqësore Eva Carneiro ka refuzue me pranue nji ofertë prej 1.2 milion euro.

Në nji deklaratë Chelsea kërkoi falje ndaj Carneiros mbi incidentin që ndodhi gjatë nji ndeshe të Gushtit të kaluem. ekipi londinez e pranon se Carnerio nuk ka ba gja tjetër veçse asht kallxue nji mjeke sportive profesionale dhe me kompetencë të naltë.

Mourinho e cilësoi mjeken “impulsive dhe naivie” mbasi ajo u fut në fushë për me trajtue mesfushorin Eden Hazard.