Christiano Ronaldo reagon keq ndaj fansave të Real Madrid

Cristiano Ronaldo reagoi ashpër ndaj tifozëve të Real Madridit, mbas barazimit me Eibarin.

Reali u ndal në barazim 1-1 nga Eibari në fundjavë, por reagimi i tifozëve mbas përfundimit të ndeshjes acaroi Ronaldon, raporton “Marca”.

Ronaldos i erdh inati shumë nga fishkëllimat e tifozëve, të cilët po shfaqnin pakënaqësinë e tyne mbas barazimit të katërt radhazi të ‘Los Blancos’, tue kërkue ma shumë durim nga ta.

“Sa pak durim!”, ndigjohet Ronaldo të ketë thanë drejtue tifozëve, simbas ‘Deportivo Cuatro’.