Cikalleshi me gollin e tij i ban kundërshtarët me shpërthye…n’lotë

Sokol Cikalleshi i ka dhanë fitoren Instanbul Basaksehirit si musafir ndaj Eskisehirsporit me nji goll në minutën e 93-të.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipnisë realizoi në fund gollin që i dha sigurinë matematikore për mbajtjen e vendit të katërt në kampionatin turk, pozicion që e kualifikon në Europa League. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2.

Golli i kavajasit bani që tifozët e ekipit kundërshtar me shpërthye në lot, mbasi humbja i dërgon në ligën e dytë.