Çikat kosovare i nisin me fitore kualifikimet për Kampionatin Europian

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në volejboll i ka nisë me fitore kualifikimet për Kampionatin Europian.

Çikat nga Kosova kanë mposhtë ato të Gjeorgjisë 3:2 në sete, në ndeshjen e zhvillueme në Suedi.

Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon nesër në orën 15:00 ndaj nikoqirit Suedisë, kurse të Diellën në 15:00 luen ndeshjen e fundit ndaj Islandës.

kosova-volej-2 kosova-volej-3

kosova-volej-4