City “e mbyti” Liverpool’in prej 11-metërshit

Liverpool dhe Manchester City janë përballë në finale të Capital Cup One, tue krijue nji ndeshje të fortë.

Koha e rregullt prej 120 minutash ka përfundue në barazim 1:1, mbasi Liverpool arriti me barazue City’n, në minutin ’83 të takimit.
Gjithçka në këtë ndeshje u vendos mbas gjuejtjeve të 11-metërshave.

Fillimisht shenoi Liverpool dhe nuk shenoi City, por ma vone krejt lojtarët e “kuq” e humbën penalltinë.

Kjo ka ba që City me fitue me rezultatin 3:1 nga pika e bardhë.

Hero i takimit ishte portieri i City’t që bani pritje spektakulare.