City për herë të parë në gjysëfinale. Reali e përmbyt rezultatin

Reali i Madridit dhe Man.City janë dy ekipet e para gjysëfinaliste të Uefa Champions League.

Los Blancos përmbysën humbjen 2-0 të ndeshjes së parë ndaj Wolfsburg, tue konfirmue se në “Santiago Bernabeu” janë nji makineri gollash.

Ekipi i Zidane fitoi 3-0 në sfidën e kthimit me Cristiano Ronaldon, që ishte protagonisti i madh i takimit me 3 golla, që e konfirmojnë edhe si krye gollashenus të këtij kompeticioni me 16 finalizime.

Golli i parë ishte mjaft i thjeshtë me portugezin që thjesht shtyu topin n’rrjet, ndërsa në të dytin goditi saktë me krye mbas nji harkimi të Kroos nga kandi.

Ndërsa golli i kualifikimit ishte i treti i tij, tue i dhanë edhe përmbysjen që në kohën e rregullt Los Blancos, dhe barazue  rekordin e Messit me 5 tregollësha në këtë kompeticion.

Man.City për herë të parë arriti gjysëfinalet e Champions, pasi mujti 1-0 në ndeshjen e kthimit PSG, dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2 arriti me shkue ma tej. Në pjesën e parë Aguero humbi nji 11-metërsh, por gjithsesi nuk ndikoi në kualifikim, pasi në të 76’tin minut De Bruyne shenoi gollin e fitores. PSG pa qysh ju anulue nji goll me Zlatan Ibrahimovic në minutin e 85’të për pozicion jashtë loje. Për parizienët ky ishte sezoni i katërt radhazi që eliminohet në çerekfinale.