Çka i kërkoi gjyqtari Lionel Messit?

Leo Messi, ylli argjentinas i Barcelonës, dhe arbitri Ricardo de Burgos Bengoetxea, ishin protagonistë të nji prej momenteve ma kurreshtare të ndeshjes Deportivo La Coruna-Barcelona 0-8, e luejtun në Riazor. Nji sfidë që përfundoi me shpartallim të skuadrës vendase nga katalanasit. 8 golla, tue përfshi nji të shënuem nga Leo Messi. Pikërisht mbasi Leo Messi, lideri i Barcelonës, shënoi gollin e katërt, i cili ishte golli i tij i vetëm kundër Deportivo, ishte ky imazh, që bani kado kurioz.

Nbas përqafimeve me bashkëlojtarët, të cilët e mirëpritën gollin e argjentinasit, arbitri Ricardo de Brugos Bengoetxea dhe Leo Messi u afruen me njani-tjetrin, tue mbulue gojët e tyne, që mos me u lexue e deshifrue nga pamjet televizive. Messi buzëkeshi dhe tundi kryet, masandej vazhdoi tue festue me shokët e tij. Nji bisedë që ndezi vëmendjen e tifozëve, tejet të intriguem për me e dit se ç’mund të jetë tue i thanë gjyqtari në atë moment Leo Messit.