Çka i kishte thanë Vidic trajnerit Ferguson për luftën në Kosovë?

Trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Alex Ferguson, në autobiografinë e tij ka shkrue se ish-futbollisti serb, Nemanja Vidic, kishte kërkue që të ‘shkonte në luftë, për ta mbrojtë Kosovën’.

“Vidic ka qenë i ashpër, i errët dhe djalosh i pakompromis. Ai erdhi te unë në vitin 2009 dhe tha se ka mundësi që kanë me thirrë në ushtri. Dhe, unë u shqetësova dhe e pyeta se qysh ndjehet ai, e ai m’u përgjigj: Kam me shkue në Kosovë, kjo asht detyra ime”, ka shkrue Ferguson në autobiografinë e tij.

Vidic kishte luejt në “Old Trafford” në periudhën 2006-2014 dhe për nji kohë ishte kapiten i “Djajve të Kuq”. Ai ka zhvillue 211 ndeshje me United dhe ka realizue 15 golla.