Çka i tha Shevchenko Bunjakit mbas ndeshjes?

Trajneri i Kosoves, Albert Bunjaki kallxon se ka marrë komplimente nga trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, mbas ndeshjes, i cili i kishte thanë se e keni nji ekip të ri, potencialë dhe shumë ma të mirë se që kishte mendue legjenda ukrainase.

Bunjaki insiston se Kosova ka të ardhme të ndritshme, por që djelmoshat duhet lanë të punojnë në qetësi dhe të evitohen kritikat e ngutshme dhe pa vend.