Çka i thanë mjekët turq Aziz Salihut?

Aziz Salihu, ish-bokseri i mirënjohun, ndryshe fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Angeles të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, rreth katër muej në spital (para pak ditëve ka dalë nga Spitali, por ende qëndron në Stamboll), ka marr lajmin e madh dhe të shumëpritun.

“Gjendja e Azizit asht shumë e mirë, mjekët i kanë thanë mund të shkosh në shtëpi”, kallxon për gazetën “Bota sot” Mimoza Elezi, aktorja e filmave turkë.

“Të nderuem, anëtarë të familjes, anëtarë të farefisit, dhe dashamirë të Legjendës së Boksit, të nderit të kombit, shembullit të gjallë, të gjithë shqiptarisë bacës Aziz Salihut, ju japim lajmin e mirë që sot morëm përgjigje të gëzueme nga mjekët. Se shpejti mirupafshim në Kosovë”, shkruen Mimoza.