Çka nëse Serbia e fiton apelin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv?

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për Sport në Lausanne (CAS) për me apelue vendimin e Serbisë për pranimin e Kosovës në Shtëpine Europiane të Futbollit (UEFA) asht nji nga vendimet ma të randësishme në politikën e Ballkanit”, shkruen Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Mihal Martens autori i tekstit, thotë se nëse argumentohet nga serbët se Kosova duhet me u largue jo vetëm UEFA, por edhe nga FIFA, atëherë Kosova duhet me e lanë kualifikimin për Kupën e Botës në Rusi, prandaj kjo mundet me qenë nji humbje e madhe për politikën e Perendimit.

“Serbia thekson se në Budapest asht cenue statuti i UEFA’s, i cili thotë se mundet me realizue nji pranim ‘vetëm nëse ajo asht e bazueme si vend i njohun nga Kombet e Bashkueme’”, thuhet në artikull.

Autori i tekstit shpjegon se, në rast se kërkesa i aprovohet Serbisë, Kosova duhet me u largue edhe nga FIFA. Po në të njajtën kohë edhe nga kualifikime për Kupën e Botës në Rusi.

“Kjo kishte me qenë nji humbje e hidhun për Perendimin, kryesisht për Shtetet e Bashkueme të Amerikës, Gjermaninë, Britaninë dhe Francën, sponsorët ma të randësishëm të shtetësisë së Kosovës”, thuhet në artikull.