Çka po ban De Biasi? Ka ftue dy lojtarë me statistika të tmerrshme

Lista e publikueme sot nga De Biasi ka ngjallë shumë debat për shkak se në të janë disa emna surprizë, ndërkohë që mungojnë të tjerë që ndoshta e kanë meritue ma shumë për me qenë pjesë e 23 futbollistëve që kishin me qenë të gatshëm ndaj Izraelit.

Nga nji vëzhgim i portalit “Albeu” në statistikat e këtij sezoni për Lilën dhe Çanin, dy emnat ma të kontestuem rezulton se strategu italian ka ba zgjedhje të çuditshme.

Andi Lila
Mbrojtësi i Pas Gianninës ka luejt në këtë sezon veç në 3 ndeshje, tue marrë dy kartonë të verdhë dhe 1 të kuq. Statistika që të bajnë të mendosh se me gjithë kontributin që ka dhënë gjatë viteve të fundit, ai vështirë se meriton një ftesë, të paktën për momentin.

Edgar Çani
Sulmuesi i që luan në Serinë B me Pisën gjatë këtij sezoni është aktivizuar në 12 ndeshje 8 si titullar dhe 4 zëvendësues, por deri më tani nuk ka shënuar asnjë gol. Për çfarë mund t’i shërbejë kombëtares kur nuk shënon?!