Çka po ndodh mes Hysajt e Napolit?

Napoli ka humbë ndeshjen kundër Besiktasit në shtëpi në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe ylli i Kombëtares së Shqipnisë, Elseid Hysaj nuk arriti me mbyllë ndeshjen mbasi që u zavendësue me Christian Maggion.

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri bani të ditun mbas ndeshjes arsyen pse Hysaj u largue nga ndeshja ma herët.

Simbas italianit, Hysaj ishte lodhun mentalisht dhe ishte i duhun zavendësimi i tij në atë ndeshje.

Këto fjalë nuk i kanë pëlqy agjentit të Hysajt, i cili tha se klienti i tij nuk ka asnji problem psikik me futbollin.

”Hysaj? Normalisht nuk jam budallë mos me konfirmue diçka që asht e vërtet në lidhje me njanin nga lojtarët e mi. Por, në këtë rast jam plotësisht kundër Sarrit për fjalët e tij”.

”Hysaj ndjehet mirë, nuk ka asnji problem, të cilin e tha Sarri, mundet me qenë vetëm lodhje mbasi që ai luejti dy ndeshje me kombëtaren e tij”, tha agjenti.