Çka po ndodh në bisedimet Juventus-Napoli për Higuain

Drejtues të Juventusit dhe Gonzalo Higuain kanë arritë nji marrëveshje, por po mbahen ‘peng’ nga presidenti i Napolit, De Laurentis i cili me kryefortësinë e tij nuk preferon me i mirëpritë homologët që kanë mbërri nga Torino.

Presidenti i Napolit asht i vendosun që mos me shitë Higuain aq sa refuzon edhe nji takim diskutimi mes dy palëve, raporton Sky Sport.

E ardhmja e Higuain mbetet në dilemë mbasi vetë lojtari preferon me luejtë për ‘Zojën e vjetër’, shkruen ‘calciomercato’.