Çka shkruejnë mediat kroate për kosovarët në prag të lojës Kosovë-Kroaci

Përfaqësuesja e Kosovës pritet që nesër me luejt me përfaqësuesen e Kroacisë për Kupën e Botës. Ndeshja ka me u zhvillue në Shqipni, përkatësisht në Shkodër në orën 20:45.

Mediat kroate thonë se kosovarët në prag të kësaj ndeshje me Kroacinë janë n’eufori. Ata gjithashtu, shkruejnë se ma shumë se, interesimi i madh i kosovarëve për këtë lojë, ka me mbushë stadiumin ku ka me u zhvillue ndeshja.

Index.hr shkruen se kosovarët menxi po e presin ndeshjen me Kroacinë.