Çka shkruejnë mediat serbe për denimin e Kosovës nga FIFA?

tifoz

FIFA dënoi Kosovën për thirrjet kundër Serbisë në duelin ndaj Kroacisë. Por, mediat serbe nuk janë të kënaquna me shkallën e dënimit.

Komisioni i Disiplinës i FIFA’s ka dënue FFK’në me gjobë prej 30 mijë frangave zvicrane, për shkak të thirrjeve raciste dhe hedhjes së sendeve piroteknike nga ana e adhuruesve në ndeshjen Kosova – Kroacia që u zhvillue më 6 Tetor në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër.

Por, mediat serbe nuk janë të kënaquna me shkallën e dënimit.

“Thirrjet e turpshme nga kroatët dhe kosovarët ma në fund u dënuen” shkruen portali “Kurir”.

capture-49