Çka shkruejtën mediat ndërkombëtare për humbjen e Shqipnisë?!

“Krenaria shqiptare nuk mjaftoi ndaj Zvicrës”. Titulli i përdorun nga gazeta spanjolle, Marca, ishte simbolika ma e përshtatshme për debutimin historik të Kombëtares së Shqipnisë në nji turne madhor. E përditshmja madrilene theksonte se golli i shpejt i pësuem dhe kartoni i kuq i Lorik Canës nuk mjaftuen që Shqipnia me u dorëzue, ndërsa në fund golli i Schar në minutën e 5, vendosi nji sfidë emocionuese.

Spanjollja tjetër, AS, e cilësoi portierin, “Etrit Berisha fajtor dhe njikohësisht hero”, për faktin se Berisha gaboi në rastin e gollit vendimtar të zvicranëve, por pshtoi portën e tij në disa raste, tue mbajtë në lojë Shqipninë, që në fund edhe ka mujt me barazue.

Simbas italianes “Gazzetta dello Sport”, nga gabimi i Berishës përfitoi Schar që shënoi, ndërsa debutimi i Shqipnisë dhe De Biasit ishte i pafat, prej gabimit në momentin e gollit, kartonit të kuq të Canës në minutën e 37 dhe gollit të barazimit të mundshëm 1-1 të shpërdoruem nga Shkëlzen Gashi, 3 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Simbas “La Repubblica”: Zvicra feston, Schar thyen Shqipninë, me gazetën që theksoi se ndeshja e parë e kuqezijve në Kampionatin Europian ishte nji provë krenarie.

“Daily Mail” shkruen për startin fitues të zvicranëve, përballë Shqipnisë me 10 lojtarë, ndërsa me Granit Xhakën që u shpall “Lojtari i Ndeshjes”, tifozët e Arsenalit kuptuan kualitetin e lojtarit që kushtoi plot 45 milionë euro.

Në fund, edhe UEFA konfirmoi vështirësitë e helvetëve për suksesin ndaj kuqezijve. “Zvicra rezistoi përballë Shqipnisë me 10 lojtarë”, ishte titulli i përdorun nga faqja zyrtare e UEFA.