Çka tha Klopp mbas humbjes mbramë

Trajneri i ekipit të Liverpool]it, Jurgen Klopp asht shpreh jashtëzakonisht i pakënaqun me paraqitjen e lojtarëve të tij.

Ekipi i Liverpool’it ka pësue humbje dramatike në përballjen kundër Sevilla’s me rezulltat 1-3, derisa trajneri gjerman e ka kritikue ashpën paraqitjen e ekipit të tij.

“M’duhet me thanë se zhvillimi i ekipit tonë nuk ka shkue ashtu siç kemi mendue. Kemi qenë dobët, sidomos në mbrojtje. Kemi dështue totalisht. Duhet me harrue sa ma shpejtë dhe me mendue përpara”, ka përfundue shkurt Klopp.

Liverpool përveç që e ka humbë titullin e Europa League, ka lëshue nji rast ideal për me u kualifikue në Champions League. /Rrokum.TV