Çka tha Shkelzen Gashi për rastin e humbun!

Sulmuesi i kombëtares së Shqipnisë, Shkëlzen Gashi, i cili humbi nji mundësi të shkëlqyeme për me barazue rezultatin në fundin e takimit Shqipni-Zvicër, kërkon fokusim maksimal në takimin e ardhshëm ndaj Rumanisë.

Në nji status në Facebook, Gashi shkruen se ekipi provoi me dhanë ma të mirën.

“Shumë Faleminderit për ndihmën tuaj të madhe. Faleminderit Shumë! Ne u munduam deri në sekondën e fundit për të shënuar Golin e barazimit. Megjithëse ishim dhe një Lojtar mangët dhe nuk u shpërblyem! Ne provojmë që të japim gjithmonë më të mirën. Tani duhet të shohim të ardhmen, të fokusohemi në ndeshjen tjetër”.