Çka thonë serbët për rastin në CAS kundër pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA?

uefafifaaa

Tomislav Karadzic, ish presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, pretendon se Serbia ka marrë sheja pozitive në seancën gjyqësore të CAS’it që u mbajt në Lausanne.

Kjo seancë gjyqësore erdhi mbas hapjes së rastit nga Federata Serbe e Futbollit, e cila ka dërgue çashtjen e pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, tue pretendue se Republika e Kosovës nuk asht dasht me u pranue në dy institucionet ma të mëdha të futbollit në botë.

Karadzic ka zbulue atë që ndodhi në seancë.

“Unë isha në rolin e vëzhguesit dhe për gjashtë orë m’asht dasht me i ndigjue palët. Mbas argumenteve të palës tonë, na nuk jemi pa mundësi. Unë mendoj se ka arsye për optimizëm, por të presim verdiktin”, ka deklarue Karadzic për gazetën ‘Kurir’, raporton Gazeta Olle.