Çka thotë Luan Krasniqi për humbjen e Nuri Seferit!

Nuri Seferi e ka humbë luftën ndaj Firat Arslan, në kategorinë WBO në peshën ‘crusier’.

Ndërsa, Luan Krasniqi për televizorin gjerman ‘Run’ ka thanë se ishte nji luftë e mirë dhe se në fund fitoi ai që e meritoi.

“Ishte nji meç i bukur, gjithçka shkoi perfekt”, ka thanë Krasniqi.

“A provokoi Nuri Seferi gjate meçit dhe a duhet dënue? Të gjithë e kemi pa çka ndodhi. Kjo asht e vërtetë, por në fund fitoi ma i merituemi” ka shtue për fund.

Krasniqi para luftës kishte shprehë përkrahjen e tij publike për boksierin turk, ndërsa gjatë meçit iu afrue për nji moment dhe e këshilloi atë se si të mposhtet Nuri Seferi.