Çka thotë Shevchenko për ndeshjen ndaj Kosovës

Ish futbollisti i njohun botnor, legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, tash trajner i Ukrainës, thotë se ekipi i tij duhet ta konsiderojë lojën ndaj Kosovës si krejt të tjerat, mbasi e sheh atë si mjaft të randësishme.

“Ndeshjet kundër Kosovës janë po aq të randësishme si ato ndaj ekipeve tjera. E di se ndeshja ka me u zhvillue në terren neutral, por e di se tifozët tanë kanë me ardhë edhe në Poloni, por edhe nëse loja kishte me u zhvillue në Australi”, ka thanë Shevchenko.

“Unë e njoh shumë pak ekipin përfaqësues të Kosovës. Në këto raste, asht e vështirë me thanë se çka pret nga kundërshtari”.

“Kam m’i analizue dy ndeshjet e tyre, me Finlandën dhe Kroacinë”, ka thanë Shevchenko.

Kosova ka me luejt me Ukrainën me 9 Tetor në Poloni.