Çka thotë trajneri Bunjaki mbas humbjes nga Kroacia?

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka folë mbas humbjes me rezultat 0-6 ndaj Kroacisë.

Bunjaki ka thanë se kemi me mësue nga gabimet dhe shpresojmë ndaj Ukrainës të kemi nji rezultat pozitiv.

“Në pjesën e parë patëm mundësi të shënojmë. Patëm nji kundërshtar të rrezikshëm. Edhe tre ditë e kemi lojën tjetër dhe duhet të shkojmë tutje”.

“Reparti defanziv? Kemi ba ndryshime, tash kemi me ba rotacione. Mirëpo, nëse analizojmë rastet, më vjen keq për gollin e fundit mbasi ishte i panevojshëm, ndërsa në tre gollat e parë ata kallxuen kualitetin”.

‘Duhet të kuptojmë se kjo kombëtare asht në rritje dhe ka vend për përmirësime”.

“Qëllimi jonë ka qenë me luejt 4-2-4, mbasi deshta me i ndalë pasimet në mesfushë dhe harkimet. Por, edhe na kemi pasë raste dhe mendoj se asht dashtë të shënojmë, kemi ndryshue vazhdimisht dhe jemi mundue të përshtatemi kundërshtarit”.

“Pikat pozitive? Përfundimet e shumta të akcioneve, kemi pasë posedim të mirë, nuk duhet të shohim vetëm zi. Kemi luejt ndaj nji kundërshtari të fortë”.

“Ukraina? Kemi me analizue këtë ndeshje dhe të përmirësohemi, ka me qenë nji sfidë e fortë. Falenderojmë tifozët dhe besoj mbas dy vjetesh kemi me u përmirësue shumë dhe kemi me kallxue ftyrën e vërtetë të kësaj përfaqësuese”, ka thanë Bunjaku.