Çka thotë trajneri i ri i Interit para ndeshjes derbi me Milanin?

Të Diellën, Interi ka me qenë mysafir i rivalëve të qytetit, Milanit, për me zhvillue derbin ma të madh lokal në botë.

Për trajnerin e ri të Interit, Stefano Pioli, kjo ndeshje ka me qenë e veçantë, mbasi zhvillon ndeshjen e parë si trajner i zikaltërave, dhe atë pikërisht ndaj rivalëve të Milanit.

“Kam pa ndërgjegje të madhe në ekip. Krejt janë të sigurt. Na nuk jemi në nji situatë të mirë dhe derbi ndaj Milanit mundet me na dhanë energjinë e duhun. Na duem që kjo lojë me qenë e jona, pamvarësisht kohnave jo të mira”, ka deklarue Pioli.