Çka thotë Wenger për Shkodran Mustafin

Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger ka zbulue se Shkodran Mustafi mbrenda këtyne ditëve ka me ju bashkue ‘topçijve’.

Wenger u shpreh i bindun që ekipi i tij ka me i marrë dy lojtarët kaq shumë të dëshiruem, Shkodran Mustafin nga Valencia dhe Lucas Perezin nga Deportivo La Coruna, shkruen ‘Goal’.

“Na jemi tue punue për të finalizue marrëveshjet, por na nuk jemi ende gati që të njoftojmë sot. A ka me nënshkrue Arsenali me dikend tjerë para mbylljes së afati kalimtar? Jam 99 përqind i sigurt “, ka thanë Wenger para gazetarëve.